Edi Reja zbulon të ardhmen te Shqipëria

Futboll

Edi Reja zbulon të ardhmen te Shqipëria

Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:44
Edi Reja zbulon të ardhmen te Shqipëria

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka folur për grupin e Shqipërisë për kualifikueset e Botërorit, të cilin e quan si një grup shumë të fortë. Në një intervistë të dhënë për “Il Mattino”, Reja ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke thënë se ka rënë dakord me drejtuesit e Federatës, që të kenë takim çdo 6 muaj për të sqaruar të ardhmen.

“Hysaj bën mirë edhe në krahun e majtë edhe në të djathtin. Te Shqipëria ime me 5 mbrojtës, është një nga lojtarët kryesorë. Nuk e di nëse do të qëndrojë apo jo te Napoli, shpresoj të ndodhë kjo. Shqipëria ka një grup të fortë për kualifikueset e Botërorit. 

Përveç Anglisë, janë edhe Polonia me Hungarinë.

E ardhmja te Shqipëria? Ne bëmë shumë mirë në Ligën e Kombeve dhe të gjithë janë të lumtur për arritjen e Kombëtares. Unë i kam thënë drejtueseve që të takohemi çdo 6 muaj dhe do të flasim për të ardhmen time. Gjithashtu një vit në moshën time, peshon si 10 vite mbi supe”, tha Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat