Ngjau edhe kjo në Tetovë

Futboll

Ngjau edhe kjo në Tetovë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 18:08
Ngjau edhe kjo në Tetovë

Shkëndija e Tetovës ia doli të fitojë titullin kampion në Maqedoninë e Veriut, në një kampionat të dominuar nga fillimi deri në fund.

Ditën e sotme, kalendari i rezervoi kuqezinjve një përballje ndaj Shkupit, ajo e cila është edhe e fundit për këtë sezon.

Megjithatë ndeshja nuk është luajtur deri në fund, pasi u ndërpre 15 minuta para fundit.

Shkaku?  Tifogrupi i Shkëndijës, “Ballistët” kanë arritur të futen në stadiumin e tyre “Ecolog Arena”, për të festuar arritjen e skuadrës, ndonëse diçka e tillë nuk lejohet.

Në këtë situatë, skuadra e Shkupit ka vendosur të largohet nga fusha, për të mos e vazhduar ndeshjen, e cila nisi 30 minuta më vonë, pasi gjithçka u rikthye në normalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat