Zyrtare, me 11 skuadra shqiptare nga katër shtete në Champions dhe Europa League

Futboll

Zyrtare, me 11 skuadra shqiptare nga katër shtete në Champions dhe Europa League

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2021 Në ora: 18:24
FC Prishtina

Mrekulli apo jo, 11 skuadra shqiptare nga katër shtete (Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut) pushtojnë garat evropiane në futboll. 

Kjo është bukuri, për herë të parë në histori shqiptare, më së shumti skuadra në garat evropiane, tri në kualifikueset në Champions League dhe tetë në Europa League (Ligës së Konferencës).

Kosova përfaqësohet me tri skuadra: Prishtina në Champions League, Llapi në Evropa League dhe javën e ardhshme vendoset Drita apo Ballkani. 

Shqipëria me katër skuadra, ndërsa Deçiqi nga Tuzi i Malit të Zi garon në kualifikueset e Europa League, nga Maqedonia e Veriut: Shkëndija në Champions League, Shkupi dhe Struga Trim & Lum në Europa League.

Me 11 skuadra shqiptare jemi në Evropë apo me një ligë futbolli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat