Kapiteni i Prishtinës: Është ndjenjë e pabeuseshme

Futboll

Kapiteni i Prishtinës: Është ndjenjë e pabeuseshme

Më: 16 maj 2021 Në ora: 18:24
Kapiteni i Prishtinës: Është ndjenjë e pabeuseshme

Skuadra e Prishtinës ka fituar titullin e Superligës pas tetë vitesh.

Ekipi i Zekrija Ramadanit ka fituar titullin kampion një xhiro para fundit, pasi ka fituar sot në Gjilan ndaj ekipitn të Ismet Munishit me rezultatin 1-2.

Prishtina edhe zyrtarisht ka fituar titullin pasi tani ka 78 pikë, pesë më shumë se FC Drita që ndodhet në vendin e dytë në tabelë.

Pas ndeshjes, ka folur edhe kapiteni Lorik Boshnjaku, i cili tha se është tepër i lumtur.

“Është ndjenjë e pabeuseshme, e kam prit shumë vjet, kemi qenë disa herë shumë afër, normalisht që jam shumë i lumtur”, tha fillimisht Lorik Boshnjaku.

“Normalisht ka pas ulje dhe ngritje, por kemi besuar dhe në fund ia arritëm këtë qellim. Së pari ia dedikojmë Plisave dhe te gjithë adhuruesve të Prishtinës”, përfundoi Boshnjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat