Skuadra shqiptare në barazh, Vardari i Shkupit bie nga liga 

Futboll

Skuadra shqiptare në barazh, Vardari i Shkupit bie nga liga 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2021 Në ora: 18:42
Skuadra shqiptare në barazh, Vardari i Shkupit bie nga liga 

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës duhet të kërkojë shpëtimin përmes barazhit! 

Ata në takimin e fundit, si vendas në Gostivar barazuan me rezultat 1:1 me Rabotniçkin. 

Për skuadrën shqiptare shënoi Shefiti (36’) dhe për atë maqedone Gjurgjeviq (59’).

Renova përfundon në të dhjetin me 36 pikë dhe Rabotniçki është i pesti me 48 sosh pas 33 jave në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut. 

Kampion është Shkëndija nga Tetova, në barazh luajnë Sileksi nga Kratova dhe Renova. Nga liga largohen Varadari nga Shkupi dhe Bellasica nga Strumica.

Shkëndija luan në kualifikueset në Champions League, Shkupi dhe Struga TL, si dhe fituesi i kupës në Europa League (Ligës së Konferencës).

Kampionati i Maqedonisë së Veriut

Akademija Pandev - Boreci 3:1
Pelisteri - Bellasica 2:0
Renova - Rabotniçki 1:1
Shkëndija - Shkupi 1:1
Sileksi - Struga TL 0:1
Vardari - Makedonija GP 0:2 

Tabela përfundimtare 
1. Shkendija    33    22    9    2    69:26    75
2. Shkupi    33    16    11    6    41:24    59
3. Struga Trim & Lum    33    15    12    6    39:24    57
4. Makedonija GP    33    16    7    10    53:43    55
5. Rabotniçki    33    11    15    7    45:39    48    
6. Pelisteri    33    12    9    12    34:38    45
7. Akademija Pandev    33    12    5    16    32:36    41
8. Boreci    33    11    7    15    32:36    40
9. Sileksi    33    10    6    17    49:45    36
10. Renova        33    8    12    13    36:46    36
11. Vardari 33    7    10    16    32:60    31
12. Bellasica    33    4    5    24    23:68    17
Kampion është Shkëndija nga Tetova, në barazh luajnë Sileksi nga Kratova dhe Renova. Nga liga largohen Varadari nga Shkupi dhe Bellasica nga Strumica.
Shkëndija luan në kualifikueset në Champions League, Shkupi dhe Struga TL, si dhe fituesi i kupës në Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat