​U mposht me rezultat 2-1, kështu e uron Ismet Munishi Prishtinën për titullin kampion

Futboll

​U mposht me rezultat 2-1, kështu e uron Ismet Munishi Prishtinën për titullin kampion

Më: 16 maj 2021 Në ora: 19:18
Ismet Munishi

Sot edhe zyrtarisht Fc Prishtina është shpallur kampion i Superligës së Kosovës edhe pse ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar deri në përfundim të edicionin 2020/21.

Titulli u festua nga Prishtina menjëherë pas fitores ndaj Gjilanit me rezultat 2-1, skuadër kjo e cila drejtohet nga trajneri Ismet Munishi.

Megjithatë, Munishi e ka uruar me shumë kujdes Prishtinën me rastin e shpallës kampion.

Në një postim të bërë në profilin e tij në “Facebook”, Munishi ka uruar trajnerin, kryesin e klubit lojtarët dhe tifozët e Prishtinës.

Ja urimi i plotë i Ismet Munishit:

Urime titulli kampion Fc Prishtina .

Urime tifozerisë Plisat

Urime grupit shumë të mirë të Lojtarve

Urime Kryesisë së klubit .

Urime trajnerit Ramadani i cili ka bërë një punë të shkëlqyer me stafin e tijë.

Shumë suksese në garat evropiane .

Respekt

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat