Liverpooli fiton në minutat shtesë në West Bromwich, Shaqiri nga minuta e 59-të

Futboll

Liverpooli fiton në minutat shtesë në West Bromwich, Shaqiri nga minuta e 59-të

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2021 Në ora: 19:32
Liverpooli fiton në minutat shtesë në West Bromwich, Shaqiri nga minuta e 59-të

Liverpooli fiton në minutat shtesë në udhëtim, me rezultat 2:1 kundër West Bromwich-in në stadiumin “The Hawthorns”, kësisoj mban gjasat fuqishëm për një vend në garat e Champions League.

Në minutën e 15-të, futbollisti Hal Robson-Kanu del i vetmuar dhe kaloi në epërsi ekipin e West Bromwich-it. 

"Redsat" barazojnë rezultatin përmes Muhamed Salah pas asistimit të Sadio Mane në minutën e 33-të. 

Salah nga 16 metra dërgoi goditje të fuqishme dhe në këndin e poshtëm të djathtë, 1:1. 

Në minutat shtesë përkatësisht 90+5, portieri Alisson shënon me kokë për fitoren e madhe të Liverpoolit, 1:2.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, reprezentues i Zvicrës, u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të në radhët e Liverpoolit. 

Skuadra e Jurgen Klopp dominoi takimin dhe mezi fitoi.

Liverpooli renditet në vend të pestë me 63 pikë, ka një me pak se Chelsea në pozitën e katërt dhe West Bromwich është i 19-ti me 26 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat