Atletico Madridi fiton me përmbysje 

Futboll

Atletico Madridi fiton me përmbysje 

Nga: K.G. Më: 16 maj 2021 Në ora: 20:26
Atletico Madridi fiton me përmbysje 

Atletico Madridi fiton në frymën e fundit, duke iu falënderuar futbollistit Luis Suarez.  

Atletico ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Osasunës, në takimin e javës së 37-të. 

Budimir shënoi në minutën e 76-të për epërsinë e Osasunës, por Atletico përmbys gjithçka në finish.

Renan Lodi barazon rezultatin në minutën e  82-të dhe Suarez siguron fitoren në minutën e 88-të.

Atletico kryeson me 83 pikë, ka dy më shumë se Reali. Në javën e fundit, Reali pret Villarealin, Atletico i shkon Valladollidit dhe Barcelona Eibarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat