Reali triumfon, ende shpreson në titull

Futboll

Reali triumfon, ende shpreson në titull

Nga: K.G. Më: 16 maj 2021 Në ora: 20:26
Reali triumfon, ende shpreson në titull

Real Madridi kthehet me tri pikë të mëdha nga Bilbao, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Athletic Bilbaos, në takimin e javës së parafundit (37-të) të Kampionatit të Spanjës.

Reali siguron fitoren me golin e Nachos në minutën e 68-të pas asistimit të Casemiros.   

Trajneri Zinedine Zidane me Realin ende shpresojnë në titull.

Atletico kryeson me 83 pikë, ka dy më shumë se Reali. 

Në javën e fundit, Reali pret Villarealin, Atletico i shkon Valladollidit dhe Barcelona Eibarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat