Januzaj shënon, Sociedad demolon Valladolidin

Futboll

Januzaj shënon, Sociedad demolon Valladolidin

Nga: K.Goca Më: 16 maj 2021 Në ora: 20:33
Januzaj shënon, Sociedad demolon Valladolidin

Sociedad nuk ka treguar aspak mëshirë për Valladolidin, por e ka demoluar me rezultat 4:1. 

Tri pikë të mëdha për Sociedadin, ndërsa Valladolidi po rrëshqet drejt kategorisë së dytë.

Futbollisti nga Kosova, Adnan Janzaj, ka shënuar nga penalltia për Sociedadin.

Ai u paraqit titullar, tregoi lojë mirë.  Januzaj u ndëshkua me karton të verdhë dhe është zëvendësuar në minutën e 60-të.

Për Sociedadin shënuan Isak (6', 16'), Silva (28') e Januzaj (35'-nga penalltia) dhe për Valladolidin Marcos Andre (82').

Sociedad përforcon vendin e pestë me 59 pikë dhe Valladolidi është i 19-ti me 31 pikë pas 37 jave në Kampionatin e Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat