Grainca apo njeriu qe 37 vite kurrë nuk e tradhtoi Prishtinën, ja çfarë paralajmëron 

Futboll

Grainca apo njeriu qe 37 vite kurrë nuk e tradhtoi Prishtinën, ja çfarë paralajmëron 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2021 Në ora: 20:56
Grainca apo njeriu qe 37 vite kurrë nuk e tradhtoi Prishtinën, ja çfarë paralajmëron 

Që nga viti 1984 është i punësuar në klubin e futbollit Prishtina. 

Plot 37 vite me Prishtinën apo edhe tre vite i mbush 4 dekada, e kush tjetër pos Ismet Graincës, shumë vite arkatar dhe tani administrator. 

Burrë i fjalës, i përpiktë në punë dhe sot si askush më shumë se ai, iu gëzua titullit të 11-të të Prishtinës, që nga pavarësimi i futbollit ish jugosllav. 

Ismet Grainca apo legjenda e klubit bardhekaltër, me trofeu në dorë e të ngritur lart,  padyshim se u mbërthye nga emocionet e pakufishme.

Emocionet me plotë arsye sepse ky klub është më shumë se shtëpi për njeriun e artë të klubit, që kurrë nuk e tradhtoi, diell, shi e në borë, ai me klubin.

“FC Prishtina kampion, 
Ky titull është parapërgatitje për 100 vjetorin e klubit 1922-2022”, ka shkuar Grainca në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat