​Ja si e komenton Jurgen Klopp golin e Alisson Becker

Futboll

​Ja si e komenton Jurgen Klopp golin e Alisson Becker

Më: 16 maj 2021 Në ora: 20:59
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp mbeti i habitur nga portieri i Liverpoolit Alisson Becker pasi ai shënoi golin e fitores kundër West Bromit të dielën.

Reprezentuesi brazilian shënoi me kokë në këndin e djathtë të portës në minutën e 95-të për rezultatin 2-1 në “Hawthorns” për të mbajtur gjallë shpresat e skuadrës së tij për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, përcjell KosovaPress.

Alisson është portieri i parë që shënon një gol të vlefshëm për “The Reds” dhe Klopp u habit nga mënyra se si ai doli për të bërë ndryshimin në ndeshjen vendimtare.

"Wow, ishte fantastike. Ishte spektakolare dhe një lojë e mirë," tha Klopp për “BBC Sport”. "Çfarë momenti! Ky është deri tani momenti kryesor. Shpresoj të kemi kohë për një tjetër moment të rëndësishëm këtë sezon. Ishte një lojë e ndërlikuar. Të fitosh në atë mënyrë është vërtet e veçantë. Nuk mund të isha më i lumtur në këtë moment.”

"Është goli më i mirë që kam parë të shënuar nga një portier! Kështu bëjnë sulmuesit. Nëse Olivier Giroud shënon kështu thua se është një yll botëror. Ashtë një yll botëror! Uau!”, shtoi Klopp.

“Ishte një goditje e pabesueshme, unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë, teknikë aq të mirë. Nuk isha i sigurt se çfarë po shihja", tha në fund Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat