​Zidane tregon nëse ndeshja ndaj Villarealit do të jetë e fundit si trajner i Real Madridit

Futboll

​Zidane tregon nëse ndeshja ndaj Villarealit do të jetë e fundit si trajner i Real Madridit

Më: 16 maj 2021 Në ora: 21:40
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ishte shumë i lumtur në fund të ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos të cilën e fitoi me rezultat minimal 1-0. Madje gëzimi i trajneri francez mund të ishte edhe më i madh sikur Atletico Madridi të mos fitonte në minutat e fundit ndaj Osasunas pasi kështu do të ishte lider i tabelës para ndeshjes së fundit të kampionatit e cila thuhet se mund të jetë e fundit për Zidanin si trajner në “Santiago Bernabeu”.

"Ne do të luajmë ndeshjen tonë, do të kemi një lojë të vështirë kundër Villarrealit, duhet të përqendrohemi te vetja", tha fillimisht Zidane pas ndeshjes.

E ardhmja?

"Si do t'u them lojtarëve që po largohem tani? Kjo nuk do të ndodh. Do të ndalemi dhe ta vlerësojmë sezonin pas ndeshjes së fundit. Tani jam këtu dhe po pres atë ndeshje kaq të rëndësishme. Ne nuk mund të flasim vazhdimisht për të ardhmen time, gjëja më e rëndësishme është loja e fundit që na mbetet".”, u shpreh Zidane para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat