​Atletico apo Reali? Kush shpallet kampion nëse përfundojnë me pikë të barabarta

Futboll

​Atletico apo Reali? Kush shpallet kampion nëse përfundojnë me pikë të barabarta

Më: 16 maj 2021 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Atletico Madrid – Real Madrid do të jetë lufta për titullin e kampionit të Spanjës për edicioni garues2020-21.

Një duel që do të mbyllet në ditën e fundit pasi të dy ekipet “ Los Colchoneros dhe “Los Merengues” morën tre pikë të reja kundër Osasunas përkatësisht Athletic Bilbaos, duke lënë renditjen e tyre dhe hendekun e pikëve praktikisht të pandryshuar.

Skuadra e Simeones ruan dy pikë avantazh ndaj Realit dhe në ndeshjen e fundit, më 23 maj, ata përballen me Real Valladolidin jashtë shtëpisë ku do të luftojnë për të mos u mposhtur.

Nga ana tjetër, Madridi do të përballet me finalistin e Ligës së Evropës Villarrealin i cili, potencialisht, mund të arrijë edhe vendin e pestë në renditje.

Për Atletico, siguria për të fituar titullin do të vinte me një fitore në ndeshjen e fundit, Është e mundur të përfundohet në pikë të barabarta në rast barazimi të Atleticos dhe fitores së Realit. Në atë rast do të ishte skuadra e Zidane e cila do të shpallej kampion në sajë të numrit më të madh të pikëve të fituara në ndeshje direkte (një barazim dhe një fitore për Realin).

Kështu që gjithçka është e hapur, por me Atletico-n që kanë fatin në duart e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat