Ismajli: Milani nuk i bëri ballë presionit të madh

Futboll

Ismajli: Milani nuk i bëri ballë presionit të madh

Më: 16 maj 2021 Në ora: 23:05
Mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli

Mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli, ka folur rreth dështimit të Milanit që të siguroi sonte Ligën e Kampilnëve. ‘Rosonerët’ lëshuan dy pikë duke barazuar 0-0 me Caglirin. Ismajli deklaroi në ‘Zona Gol’ se presioni i madh e bëri të veten.

“Nuk e prisja barazimin e Milanit me Cagliarin. Sidomos pas fitores me Juventusin dhe Torinon.

Mendoj se sonte presioni i madh e bëri të veten dhe ndikoi të futbollistët” deklaroi Ismajli.

Kujtojmë se ekipi i mbrojtësit shqiptar, Spezia e siguroi qëndrimin në Serie A, për edicionin e ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat