Basha: Ballkani dëshiron daljen në Evropë

Futboll

Basha: Ballkani dëshiron daljen në Evropë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 23:20
Basha: Ballkani dëshiron daljen në Evropë

90 minuta kanë mbetur për të përfunduar edicioni 2020/21 në kampionatin elitar të futbollit të Kosovës, sipari i të cilit mbyllet me ndeshjet e vikendit të ardhshëm.

Ballkani është njëra nga ato skuadra që ende nuk e ka të qartë fatin e këtij sezoni, teksa do të synojë Evropën deri në momentet e fundit.

Trajneri në detyrë te kjo skuadër, Ardian Basha, pas ndeshjes me Trepçën ’89 deklaroi se skuadra e tij do të mundohet të bëj më të mirën e mundshme

“Natyrisht që jam i kënaqur, duke e ditur se Trepçës '89 i është nevojitur edhe një pikë dhe ka vendosur që të luaj shumë mbyllur dhe ka vendosur pesë mbrojtës dhe është mbrojtur shumë fortë, jam i kënaqur me pjesën ofanzive por edhe jo defanzive pasi po pësojmë gola të lehtë dhe ne luftojmë për pikët maksimale për të qenë një hap në Evropë”.

“Realisht gjasat janë edhe pse ne luajmë me Prishtinën dhe Drita luan si vendas me Arbërinë. Unë në këto tri xhiro e kam bërë maksimumin dhe do të luftojmë deri në fund pasi është mekat që Ballkani mos të jetë në Evropë”, përfundoi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat