Munishi zbulon problemin e madh te Prishtina: Futbollistët nuk e dinë çka është ta marrin rrogën me datën 1

Futboll

Munishi zbulon problemin e madh te Prishtina: Futbollistët nuk e dinë çka është ta marrin rrogën me datën 1

Më: 17 maj 2021 Në ora: 09:00
Ismet Munishi

Pas një pritjeje tetëvjeçare, Prishtina është shpallur kampione e Kosovës në futboll.

Me fitoren e djeshme 1:2 ndaj Gjilanit, kryeqytetasit e kanë siguruar matematikisht titullin e kampionit.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi e ka uruar Prishtinën për titullin kampion.

Por, ai ka folur edhe për problemet financiare te klubi kryeqytetas, derisa ka lavdëruar futbollistët e Zekirija Ramadanit.

“Futbollistët e Prishtinës nuk e dinë çka është me marrë rrogën me datën 1″, ka thënë Munishi.

“Futbollistët kanë marrë premio të mira. Mendoj kjo ka qenë menaxhimi i kësaj situatë. Mos me marrë paga dhe mu shpall kampion është për çdo lëvdat”, tregoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat