Jordi Alba: Shpresoj të mos jetë ndeshja e fundit në shtëpi e Messit

Futboll

Jordi Alba: Shpresoj të mos jetë ndeshja e fundit në shtëpi e Messit

Më: 17 maj 2021 Në ora: 09:18
Jordi Alba

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba ka deklaruar se shpreson në qëndrimin e Messit.

Barcelona u mposht në xhiron e parafundit në La Liga nga Celta Vigo në “Camp Nou” duke i shuar njëherë e mirë shanset për titull edhe matematikisht.

Pas ndeshjes, Jordi Alba duke folur për “Marca”, ka deklaruar se shpreson që të shohë Messin edhe më tej në Barcelonë.

“Le të shpresojmë që nuk është ndeshja e fundit e Messit në “Camp Nou”, por është një vendim i tij të cilin duhet ta marrë ai”, tha spanjolli.

“Shikoni, nuk arritëm objektivat e sezonit, por fituam Kupën e Mbretit, duhet ta vlerësojmë”, tha Alba.

“Është e vërtetë që kanë kaluar disa ndeshje pa fitore, në vareshim nga vetvetja jonë, në bëmë gjënë më të vështirë, i rikuperuam pikët por nuk shfrytëzuam rastin të ishim liderë të tabelës”, përfundoi Jordi Alba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat