Ronaldo merr vendimin e papritur, apo e braktis Juventusin portugezi?

Futboll

Ronaldo merr vendimin e papritur, apo e braktis Juventusin portugezi?

Më: 17 maj 2021 Në ora: 12:35
Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i ka larguar të gjitha makinat e veta personale nga garazhi në Torino, duke i ndezur thashethemet për një lamtumirë këtë verë.

Për ish-yllin e Real Madridit dhe Manchester Unitedit është përfolur se mund të largohet nga Juventusi në verë dhe veprimi i tij i sotëm është një tjetër shenjë largimi.

E ëma e tij, Dolores Aveiro, tha ditë më parë se do të bëjë përpjekje për ta bindur 36-vjeçarin të rikthehet në Lisbonë thatë verës, por menaxheri Jorde Mendes e mohoi se portugezi do të rikthehet në atdhe.

Por sipas një video të publikuar nga Sempre Calcio, Ronaldo i ngarkoi supermakinat e veta në një kamion.

Kamioni i takon Rodo Cargo, një kompanie të njohur të transportit me bazë në Lisbonë dhe në të u ngarkuan makinat e Ronaldos nga garazhi i tij në Torino.

Mbërritja e këtyre makinave në Torino më 2018 ishte shenjë e madhe për kalimin e Ronaldos në Juventus dhe fakti se ato makina tani po largohen në Torino mund të nënkuptojë se edhe Ronaldo po largohet nga Serie A. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat