Ironia e Milanit, “Rossonerët” kanë rekord më të mirë si mysafirë sesa vendas në vitin 2021

Futboll

Ironia e Milanit, “Rossonerët” kanë rekord më të mirë si mysafirë sesa vendas në vitin 2021

Më: 17 maj 2021 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Skuadra e Milanit është afër të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Stefano Piolit kishte ngritje dhe ulje të mëdha në këtë sezon.

Ata në fakt kryesuan në Serie A për 17 javë rresht, vetëm për të lëshuar vend për Interin i cili në fund u shpall kampion.

Megjithatë, që nga fillmi i vitit 2021, Milani pësoi humbje të pafalshme në “San Siro” dhe këtë e dëshmojnë edhe rekordet.

Në fakt, Milani ka fituar vetëm katër ndeshje në “San Siro” në vitin 2021, ndaj Torinos, Genoas, Crotones dhe Beneventos.

Ata kanë regjistruar paraqitje më të mira si mysafirë. “Rossonerët” kanë shënuar 31 gola në 19 ndeshje në shtëpi, ndërsa 41 gola në 18 ndeshje si mysafirë.

Milani në Serie A 2020-21

Shtëpi: 19 ndeshje, tetë fitore, gjashtë barazime, pesë humbje – 30 pikë

Jashtë: 18 ndeshje, 15 fitore, një barazim, dy humbje – 46 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat