Bekteshi: Plisat kanë pritur gjatë, besoj që do ta mbrojmë titullin sezonin që vjen

Futboll

Bekteshi: Plisat kanë pritur gjatë, besoj që do ta mbrojmë titullin sezonin që vjen

Më: 17 maj 2021 Në ora: 17:29
Leotrim Bekteshi

Qendër-mbrojtësi i FC Prishtinës, Leotrim Bekteshi shprehet shumë i lumtur që ka fituar titullin kampion.

FC Prishtina ka fituar titullin një ndeshje para fundit, pas fitores së djeshme ndaj Gjilanit.

Bekteshi thotë që ky ka qenë sezoni më i mirë i tij prej se është pjesë e klubit bardhë e kaltër.

“Po, ky sezon ka qenë më i miri i imi tek Prishitna, jam këtu qe tre sezone dhe mund të them se ky ka qenë viti më i mirë, me faktin që u shpallem kampion. Kemi merita të gjithë lojtarët, trajnerët, gjithë kemi merita për këtë sukses që e kemi arritur. Ndihem shumë i lumtur për titull”, tha fillimisht Leotrim Bekteshi.

Poashtu, 29 vjeçari tha se ky titull kampion është moment i veçantë në karrierë,

“Ky titull kampion është një nga momentet më të veçanta në karrierën time dhe nuk do ta harrojë asnjëherë”, vazhdoi Bekteshi.

Në fund, ai falënderon shumë tifozët e Prishtinës dhe thotë që do ta mbrojnë titullin edhe sezonin e ardhshëm.

“Per “Plisat” është një falënderim i madh që na kanë përkrah gjatë gjithë kësaj kohe sa jam tek Prishtina, kanë pritur gjatë, 8 vite – po shpresojë dhe besojë që me ekipen qe e kemi, me stafin e trajnerëve – do ta mbrojmë titullin sezonin që vjen. Faleminderit Plisat”, përfundoi Leotrim Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat