Emini i Ulpianës paralajmëron kundërshtarët: Do të jemi supriza e sezonit të ardhshëm në Superligë

Futboll

Emini i Ulpianës paralajmëron kundërshtarët: Do të jemi supriza e sezonit të ardhshëm në Superligë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 19:16
Emini i Ulpianës

Mbrojtësi shtatëlartë i Ulpianës, Gentian Emini beson që skuadra e tij do të jetë befasia e sezonit të ardhshëm në Superligë.

Ulpiana nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës. Ekipi nga Lipjani arriti të jetë kampion në Ligën e Parë këtë sezon.

Në një prononcim, Emini tregoi se cili ka qenë çelësi i suksesit të Ulpianës këtë sezon.

“Çelësi i suksesit te Ulpianës këtë sezon është organizimi i klubit, puna e palodhshme e futbollistëve, e stafit të trajnerëve në krye me trajnerin Fadil Ademi si dhe kryesia e klubit e cila ka qenë gjithmonë afër nesh, gjithashtu atmosfera e jashtëzakonshme në grupin e lojtarëve ka luajtur rol të madh në arritjen e këtij suksesi”, tha ai fillimisht.

Tutje, mbrojtësi shtatëlart paralajmëroi kundërshtarët për sezonin e ardhshëm.

“Mendoj se Ulpiana do të jetë surpriza e sezonit te ardhshëm në Superligën e futbollit te Kosovës, dhe do ti tregojmë të gjithëve që Ulpiana e meriton të jetë pjesë e Superligës”, u shprehë Emini.

Ai foli edhe për të ardhmen e tij si futbollist, ku tha se do të vazhdoj të jetë pjesë e Ulpianës përkundër ofertave.  

“Po kam pranuar disa oferta edhe gjatë sezonit, por kam vendosur që ti qëndroj besnik ekipit të qytetit tim.”

“Po do të vazhdoj të jem pjesë e Klubit të Ulpianës”, shtoi Emini.

Në fund, ai veçoi dy momente që kanë rritur motivin e skuadrës për të besuar në inkuadrim në Superligë.

“Ulpiana ka qenë në vendin e parë që nga gjiro e parë e kampionatit, ka shumë momente të cilat na kanë bërë të besojmë në arritjen e qëllimit, por momentet që do ti veçoja janë fitoret ndaj ekipeve rivale, Flamurtarit dhe Vitisë”, tha Gentian Emini.

Mbrojtësi, Gentian Emini i njohur me nofkën “Gegi” ka pasur më së shumti paraqitje për Ulpianën këtë sezon.

Në 27 gjiro sa kanë qenë në Ligën e Parë, ai është paraqitur 26 herë, 2340 minuta zbërthyer në numra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat