Ylli i Real Madridit infektohet me koronavirus

Futboll

Ylli i Real Madridit infektohet me koronavirus

Më: 17 maj 2021 Në ora: 20:11
Toni Kroos

Ekipi spanjoll, Real Madrid ka njoftuar se mesfushori Toni Kroos ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mesfushori gjerman ka qenë në izolim që nga e premtja pasi kishte pasur kontakt të drejtpërdrejt me një person që kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, thuhet në komunikatën e klubit.

Kështu, Kroos do t’i mungojë Real Madridit në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, pasi të shtunën do të vendoset tituli.

Real Madridi takohet me Villarealin në “Alfredo di Stefano”, ndërsa Atletico Madridi i shkon Valladolidit.

“Los Blancos” duhet të fitojnë ndeshjen e tyre dhe të presin gabimin e Atletico Madridit për t’u shpallur kampion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat