Gazetat italiane shpjegojnë pse Ronaldo i largoi makinat nga garazhi në Torino

Futboll

Gazetat italiane shpjegojnë pse Ronaldo i largoi makinat nga garazhi në Torino

Më: 17 maj 2021 Në ora: 21:29
Ronaldo

Cristiano Ronaldo i largoi makinat nga garazhi në Torino mbrëmë, por sipas mediave italiane nuk ka të bëjë asgjë lidhur me largimin nga Juventus.

Sempre Calcio publikoi video ku shiheshin disa persona që largonin super makinat e portugezit.

Shumica menduan se ky ishte paralajmërimi që do largohet në fund të sezonit, sidoqoftë, sipas Sky Sport Italia, 36-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Gazzetta.it raporton se Ronaldo zakonisht i lëviz makinat në destinacione të ndryshme para verës.

Një ndër kojshitë e Ronaldos, Luciano Saroglia tha: “Nuk mendoj se i lëviz makinat për një vend tjetër në Torino”.

“E pamë Ronaldon që e kontrollon operacionin. Kjo është java e fundit e sezonit dhe ai është duke lëvizur makinat. Ai nuk bën festa ose gjëra të tilla”.

E ardhmja e portugezit mbetet në dyshime dhe thuhet se do ta konsideronte largimin vetëm nëse “Bianconerët” dështojnë të përfundojnë në top katër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat