Ferdinand: Mohamed Salah nuk po merr meritat e duhura, është lojtar i madh

Futboll

Ferdinand: Mohamed Salah nuk po merr meritat e duhura, është lojtar i madh

Më: 18 maj 2021 Në ora: 00:40
Rio Ferdinand

Rio Ferdinand, ish lojtari i Manchester United, argumentoi se egjiptiani Mohamed Salah nuk po merr meritat që i takojnë.

“Salah është në përpjekje për të qenë golashënuesi më i mirë në Premier League dhe është në ekipin e sezonit të tifozëve. Unë nuk e kuptoj si ai nuk merr merita”, tha fillimisht Ferdinand.

“Mohamed Salah është një lojtar i madh, më i miri që shënon shumë gola vit pas viti. Është normale që ai të jetë në krye të shënuesve më të mirë”, përfundoi ish-mbrojtësi qendror, duke folur në programin Vibe With Five.

Salah dhe Harry Kane të dy kanë 22 gola dhe po luftojnë për çmimin e golashënuesit më të mirë në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat