Tirana luan pa kapitenin

Futboll

Tirana luan pa kapitenin

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:51
Tirana luan pa kapitenin

Humbja e djeshme te Tirana ka sjellë pasoja teksa bardheblutë kanë thuajse zero shanse për të shkuar në Kupat e Europës, ndërsa disfata me kurbinasit i ka rënduar edhe Idriz Bathës.

Kapiteni i kryeqytetasve nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Orges Shehi për transfertën e fundit të sezonit, atë ndaj Apolonisë.

Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë dhe duke plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë, ndaj është jashtë sfidës me fierakët.

Kujtojme se Apolonia ka rënë matematikisht në Kategorinë e Parë, ndërsa nga ana tjetër edhe Tirana me siguri pas rezultateve të dy ndeshjeve të fundit, do të ketë luhatje në motivimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat