Mici barazon rekordin e Izair Eminit

Futboll

Mici barazon rekordin e Izair Eminit

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:55
Mici barazon rekordin e Izair Eminit

Gledi Mici kishte lënë Shkëndijën gjatë verës për tu bashkuar me Prishtinën.

Mbrojtësi i majtë shqiptarë që ka bërë karrierë me disa klube si Kamza, Flamurtari, Kukësi, Skënderbeu dhe Shkëndija, këtë vit zbriti në Kosovë.

Ai nënshkroi për klubin më të madh në vend, duke u kthyer në një nga blerjet më të qëlluara të FC Prishtinës.

Kur erdhi fundi i sezonit ai u kurorëzua si kampion me Prishtinën, ndërsa deri më tani 38 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar edhe një gol.

Me titullin e fituar me Prishtinën, ai bëhet me tre tituj në tre vende të ndryshëm, si Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë, shkruan GazetaOlle.

Titullin e parë në karrierë, Mici e ka fituar me Skënderbeun e Korçës në edicionin 2017/18, për të vazhduar me Shkëndijën e Tetovës në edicionin 2018/19 dhe këtë edicion me fanellën e Prishtinës.

Mici është shpallur kampion me Skënderbeu, pastaj Shkëndijën dhe tani Prishtinën.

Një futobollistë që ka arritur njëjtë të shpallet me tri klube nga tri vende është Izair Emini që e arriti me Shkëndijë, Kukësin dhe Dritë.

Futbolli i Kosovës në vitet e fundit po ofron shumë futbollist shqiptarë si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Maqedonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat