Broja nuk do të kthehet te Chelsea

Futboll

Broja nuk do të kthehet te Chelsea

Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:15
Broja nuk do të kthehet te Chelsea

Sulmuesi shqiptar Armando Broja që ëstë lojtar i Chelseat, pritet ta vazhdojë aventurën e tij në Holandë, aty ku është aktualisht te Vitesse.

Mësohet se Vitesse ka nisur negociatat me Chelsean për t’ia vazhduar Brojës huazimin edhe për një vit pas formës së mirë që e ka treguar në kampionatin holandez.

Marrëveshja mes palëve është afër finalizimit dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i Brojës te Vitesse edhe për sezonin e ardhshëm.

Broja 19-vjeçar para fillimit të këtij sezoni u huazua te Vitesse për një vit kurse me Chelsean ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Në sezonin e tij të parë në Holandë, Broja ka shënuar 11 gola dhe ka bërë tri asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat.

Broja vitin e shkuar me debutuar me Përfaqësuesen A të Shqipërisë dhe deri më tani i ka gjashtë paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat