Fakte interesante për futbollin që ndoshta s’i keni ditur: Një bebe 20 muajshe u bë lojtari profesionist më i riu në botë

Futboll

Fakte interesante për futbollin që ndoshta s’i keni ditur: Një bebe 20 muajshe u bë lojtari profesionist më i riu në botë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Rezultati më i lartë i shënuar në histori të futbollit është 149 – 0.

Kartoni i kuq i dhënë më së shpejti ndonjëherë është vetëm dy sekonda pas fillimit të një ndeshje, kur një lojtar futbolli tha: “F*CK ME”.

Një bebe 20 muajshe u bë lojtari profesionist më i riu në botë kur u pranua nga një ekip futbolli belg.

Kupa Botërore që mbahet në Katar në vitin 2022 do të marrë më shumë jetë sesa 9/11 (11 shtatori i vitit 2001), për shkak të kushteve të tmerrshme të punës për punëtorët emigrantë që po punojnë në ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës.

8 nga 12 qytetet nikoqire të Kupës Botërore FIFA 2014 në Brazil janë ndër 50 qytetet më të dhunshme në botë.

Qyteti Lusail, nikoqir i finales së Kupës Botërore FIFA 2022, nuk ekziston akoma.

Në vitin 2013, futbollisti Kristiano Ronaldo hapi një muze të cilin ia kushtoi vetes.

Loja e parë që u shfaq në televizion ishte një lojë miqësore ndërmjet ekipit të parë dhe të dytë të Arsenalit në vitin 1937.

Më shumë se 1 në 20 lëndimet në futboll shkaktohen gjatë festimit të golave.

Mesatarisht, futbollistët gjatë një ndeshje futbolli vrapojnë nja 9.5 mile.

Futbollisti argjentinas në pension, Diego Maradona, ka fenë e vet të krijuar nga fansat e tij.

Fjala “soccer” vjen nga një shkurtim i zhargonit të fjalës “association”.

Vatikani ka ekipin e vet të futbollit.

Marrëveshja e Ronaldinjos me Coca-Cola përfundoi në momentin kur ai u shfaq në një konferencë shtypi duke pirë Pepsi.

FIFA ka më shumë anëtarë sesa OKB-ja.

Topi origjinal i Kampionatit Botëror FIFA 2014 është prodhuar në Pakistan.

Numri më i madh i golave të shënuar në një Kupë Botërore ishte 10 nga Hungaria kundër El Salvadorit në vitin 1982.

Kur Kupa Botërore u mbajt në SHBA në vitin 1994, aty u shpenzuan vetëm 30 milionë dollarë në përmirësimin e infrastrukturës. Në Kupën Botërore të vitit 2014, Brazili shpenzoi 11 miliardë dollarë.

Futbollisti i famshëm, Mario Balotelli, është një italian i lindur nga imigrantët nga Gana dhe i rritur nga një nënë hebraike.

Në vitin 1969, El Salvadori e nisi luftën me Hondurasin pasi humbi nga ky vend në një lojë futbolli.

Britanikët ishin ata që e zbuluan fjalën “soccer” (futboll) në fund të viteve 1800, jo amerikanët.

Futbollisti gjerman, Mesut Ozil, dha fitimin e vet prej 300,000 eurosh me rastin e fitores së Kupës Botërore për shërimin e 23 fëmijëve në Brazil.

Futbollisti Didier Drogba vlerësohet për kontributin e tij në dhënien fund të luftës civile në vendin e tij të origjinës, Bregu i Fildishtë.

Kur Gjermania fitoi Kupën Botërore në vitin 2014 në Brazil, ishte hera e parë që e fiton atë si një vend i bashkuar. Në tre herët paraprake, Kupa Botërore ishte fituar nga Gjermania Perëndimore.

Fansat italianë quhen “tifosi”, që nënkupton adhurues të tifos, sepse fanatizmi i tyre është si ethet e tifos.

Në vitin 1967, lufta civile në Nigeri u ndërpre për dy ditë, sepse të dy palët në dyluftim deshën të shikojnë lojtarin e famshëm, Pelen, në një lojë futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat