Hodgson largohet nga Crystal Palace

Futboll

Hodgson largohet nga Crystal Palace

Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:50
Hodgson largohet nga Crystal Palace

Roy Hodgson do të largohet nga pozita e trajnerit të ekipit të Premierligës, Crystal Palace në fund të sezonit.

Ndeshja e fundit e tij me “Shqiponjat” do të jetë në udhëtim ndaj Liverpoolit të dielën.

Ai u bë trajner i klubit të tij të fëmijërisë në shtator të vitit 2017 dhe nën udhëheqjen e tij klubi arriti të qëndrojë në Premierligë për katër sezone radhazi.

Ai ka një bagazh të madh si trajner. Para Crystal Palace ai kishte udhëhequr edhe ekipin kombëtar të Anglisë, Liverpoolin, Fulhamin, Interin e shumë skuadra tjera të njohura.

Hodgson aktualisht është 73-vjeçar.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, në stolin e Crystal Palace pritet të vijë ish-trajneri i Chelseas, Lampard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat