Juventusi me fanella të reja

Futboll

Juventusi me fanella të reja

Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:51
Juventusi me fanella të reja

Juventusi e ka shpalosur fanellën e re për sezonin 2021/22, me të cilën do t’i zhvillojë ndeshjet si vendas.

Bardhezinjtë do t’i veshin fanellat e reja qysh të mërkurën, në finale të Kupës së Italisë kundër Atalantës.

Juve e bëri publike fanellën e parë Adidas për sezonin e ri, e frymëzuar nga stadiumi Allianz.

Ajo do t’i ketë vijat klasike me një ndryshim modern dhe me mbishkrimin “10 vjet në shtëpi”, për ta kujtuar përvjetorin e inaugurimit të stadiumit të klubit.

Juve do të luajë me fanellat e reja kundër Atalantës në finale të Kupës së Italisë nesër dhe kundër Bolognas në ditën e fundit të sezonit më 23 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat