Shqiptari i Kosovës e takon Ronaldinhon, i thotë...

Futboll

Shqiptari i Kosovës e takon Ronaldinhon, i thotë...

Më: 18 maj 2021 Në ora: 18:22
Shqiptari i Kosovës e takon Ronaldinhon, i thotë...

Legjenda e futbollit, Ronaldinho, si gjithmonë dihet se i ka në qejf pushimet. 

Mirëpo, derisa ishte me pushime, ai u takua me futbollistin nga Kosova, Liridon Krasniqin.

Takimi i Krasniqit me yllin brazilian ndodhi në Dubai.

Krasniqi madje publikoi një fotografi me të në Instagram, ku kishte një shkrim interesant: “Kur legjenda takon legjendën”. 

Ai e “detyron” Ronaldinhon ta përmend emrin e kombëtares së Malajzisë.

Krasniqi luan te ekipi australian, Newcaste Jets, ndërsa së fundmi është ftuar nga Malajzia për tri ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat