Revolucioni

Futboll

Revolucioni

Më: 18 maj 2021 Në ora: 18:35
Revolucioni

Revolucioni i sjellë në Bayern Mynih nga Julian Nagelsmann gjithashtu çoi në disa lamtumira historike te klubi kampion!

Pas shumë vitesh, bashkëpunëtori historik Hermann Gerland do t’i thotë lamtumirë klubit bavarez:

“Unë fillova me Bayern në vitin 1990 dhe përveç një periudhe në të cilën isha larg (nga 1995 deri në 2001), gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë klub për 25 vjet.

Gjatë kësaj periudhe kemi jetuar së bashku momente të mëdha dhe suksese të mëdha. Unë kam qenë në gjendje të punoj me trajnerët më të mirë në botë: Jupp Heynckes, Louis van Gaal, Pep Guardiola, Carlo Ancelotti, Hansi Flick.

Tani kam folur me klubin dhe së bashku kemi vendosur të zgjidhim kontratën.

Gjithmonë do të jem i lidhur me Bayern dhe tifozët e tij të shkëlqyeshëm dhe i uroj klubit vetëm më të mirën për të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat