Nainggolan provokon Milanin: “Si donit të fitonit pa gjuajtur në portë?!”

Futboll

Nainggolan provokon Milanin: “Si donit të fitonit pa gjuajtur në portë?!”

Më: 18 maj 2021 Në ora: 19:13
Nainggolan

Mes Milanit dhe Cagliarit barazimi i shte ai që dogji më shumë kuqezinjtë, duke qenë se tani në Bergamo do të luajnë sezonin për vendin Champions dhe kur mund ta mbyllnin diskutimin që në San Siro të dielën…

E ndërsa lojtarët e Cagliarit kanë festuar, tifozët kuqezi janë revoltuar me futbollistët e tyre por edhe me kundërshtarët për lojën e zhvilluar në mbrojtje.

Godin i shte më i  sulmuari, ndërsa ky i  fundit tha se “barazimi i  dedikohet tifozëve për sakrificat dhe mbështetjen, por edhe sidomos sportivitetit të kampionatit”

Por, Nainggolan gjithashtu pati mesazhe të ndryshme. Shumë tifozë kuqezi kanë sulmuar lojtarët e ekipit sard, mes tyre edhe Radja Nainngolan, i  cili ka kthyer një përgjigje që përshkruan totalisht atë që ndodhi në “San Siro”…

Tifozi i  shkruan: “Nëse luanit ndeshjen e jetës çdo të dielë dhe jo vetëm me Milanin, do të kishit siguruar mbijetesën me kohë…”.

Përgjigjia e belgut nuk ka vonuar: “Mos qaj… Si do të fitonin kur nuk gjuanin në portë?”…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat