Mbappe: Me Francën synojmë ta fitojmë Kampionatin Evropian, e ëndërroj Topin e Artë

Futboll

Mbappe: Me Francën synojmë ta fitojmë Kampionatin Evropian, e ëndërroj Topin e Artë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 21:52
Grizman, Mbappe

Sulmuesi i Paris-Saint-Germain Ky;ian Mbappe e ka bërë të qartë se qëllimi i tij kryesor është të fitojë Kampionatin Evropian “EURO 2020”

"Ne po shkojmë me ëndrrën për të fituar. Ne do të japim gjithçka dhe shpresojmë se do të kthehemi me Kupën në duart tona. Është shumë mirë që të gjithë francezët janë me ne.", tha fillimisht Mbappe.

"Unë gjithmonë kam ëndërruar të jem në sa më shumë lojëra dhe shpresoj se mund të jem.", vazhdoi ai.

Më pastaj Mbappe foli edhe për mundësin që ka për ta fituar Topin e Artë

"Gjëja e parë është gjëja kolektive sepse ky është një sport ekipor. Është e qartë se atëherë Topi i Artë është gjithmonë një ëndërr por nuk është gjëja më e rëndësishme.", tha sulmuesi francez.

Ndërkohë Mbappe ka komentuar edhe faktin që cilësohet si lojtari më i shtrenjtë në treg

"Kjo nuk më habitë, nuk janë paratë që më futen në xhep dhe nuk mendoj për këtë. Më pëlqen çdo ditë dhe e di që jam me fat. Dua të fitoj, kaq.”, tha në fund Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat