Torino siguron ekzistencën, Muriqi dhe Strakosha zhgënjejnë me Lazion 

Futboll

Torino siguron ekzistencën, Muriqi dhe Strakosha zhgënjejnë me Lazion 

Nga: K.G. Më: 18 maj 2021 Në ora: 22:26
Immobile

Torino mori një pikë që nuk matet as me ari, një pikë që përfundimisht ia siguron mbijetesën në Serie A. 
Lazio zhgënjen në Romë, ndahet baras (0:0) me Torinon. 

Portieri Thomas Strakosha dhe sulmuesi Vedat Muriqi, u paraqitën standardë për Lazion, por dëshpëruan me barazim. Në minutën e 28-të Strakosha u ndëshkua me karton të verdhë.

Muriqi do të humbiste një mundësi të mirë për shënim në minutën e 53-të por edhe kësaj here goditja e tij me kokë përfundon jashtë shtyllës pingule.

Në minutën e 83-të, futbollisti Immobile i Lazios shpërdoroi penalltinë, duke e goditur shtyllën e djathtë dhe në anën tjetër fat i madh për Torinon.

Kjo ndeshje ka qenë e mbetur e javës së 25-të, ndërsa Torino arriti qëllimin e vet. 

Lazio zë pozitën e 6-të me 68 pikë dhe Torino është në të 17-tin me 36 pikë por tani me kokë rehat, nuk rrezikohen në asnjë mënyrë nga Benevento, që renditet e 18-ta me 32 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat