Tre gola në 'Stamford Bridge', Chelsea me pikë të plota

Futboll

Tre gola në 'Stamford Bridge', Chelsea me pikë të plota

Nga: K.Goca Më: 18 maj 2021 Në ora: 23:10
Tre gola në 'Stamford Bridge', Chelsea me pikë të plota

Chelsea arkëton pikë të mëdha dhe janë shumë afër që ta sigurojnë biletën për në Champions League. 

Skuadra e të kaltërve ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Leicester Cityt, duke iu hakmarrë për humbjen me 1:0 në finalen e FA Cup, që u zhvillua të shtunën që e lamë pas.

Tre gola u shënuan në pjesën e dytë. 

Për Chelsean realizuan Rudiger (47') e Jorginho (66'-nga penalltia) dhe për Leicester Cityn Iheanacho (76'). 
Chelsea ngritët në vend të tretë me 67 pikë, duke lënë pas Leicester Cityn me 66 dhe Liverpoolin është në vend të pestë me 63 pikë por ka një takim me pak. 

Nëse Liverpooli fiton në takimin e nesërm (21.15) ndaj Burnleyt, del para Leicester Cityt, për shkak se e ka rezultatin e ndërsjellët më të mirë (3:0, 1:3).

Leicester City rrezikohet seriozisht që të humbë vendin e katërt, krejt varet nga rezultatet e Liverpoolit në dy takimet e fundit. 

Liverpooli nesër luan në udhëtim me Burnleyn, pastaj në javën e fundit e pret Crystal Palacen, ndërsa Chelsea i shkon Aston Villës dhe Leicester City e pret Tottenhamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat