Deschamps flet për rikthimin e Benzemas te Franca: Jemi takuar dhe kemi diskutuar gjatë

Futboll

Deschamps flet për rikthimin e Benzemas te Franca: Jemi takuar dhe kemi diskutuar gjatë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 23:10
Karim Benzema dhe Didier Deschamps

Karim Benzema do të jetë pjesë e Francës në Kampionatin Evropian të kësaj vere.

Emri i sulmuesit të Real Madrid është zyrtarizuar në listën me 26 lojtarë të grumbulluar nga Didier Deschamps për aktivitetin, duke kthyer futbollistin pas pesë vitesh e gjysmë në radhët e “gjelave”.

Kthimi i tij shihej si i paevitueshëm edhe për formën që po kalonte lojtari në edicionet e fundit të Real Madridit, duke shënuar me rregullsi.

Përzgjedhësi është ndalur të flas për kthimin e Benzemas, duke treguar edhe për bisedën e gjatë që kishin.

“Jemi takuar dhe kemi diskutuar gjatë, pasa atij takimi kam pasur një reflektim të gjatë për të arritur te ky vendim”.

“Të gjithë kemi të drejtën të gabojmë dhe nuk kam ndër mend të tregoj se çfarë i kemi thënë njëri-tjetrit, na takon vetëm ne”.

“Jam përballur shpesh me situata të vështira dhe jam i ndërgjegjshëm që kam një përgjegjësi të rëndësishme, duke filluar nga grumbullimet. Franca vjen para çdo gjëje, nuk është prona ime”, ka thënë Deschamps.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat