Monaco përballet me PSG-në

Futboll

Monaco përballet me PSG-në

Më: 19 maj 2021 Në ora: 11:41
Monaco përballet me PSG-në

Mesjavë finalesh në ekranin e Supersport, me Kupën e Italisë dhe Kupën e Francës që do të luajnë sot aktin e fundit dhe do të përcaktojnë skuadrat fituese të trofeve.

Në Mapei Stadium të Reggio Emilias në praninë e një numri të vogël spektatorësh për herë të parë në Itali për këtë vit, do të luhet dueli mes Atalantës dhe Juventusit.

Duke parë formën që po kalojnë dy skuadrat bergamaskët janë favoritë aq më tepër që Juventusi vëmendjen më të madhe e k ate sfida e së dielës ndaj Bolognas ku do të tentojë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. Atalanta që ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League edhe për sezonin tjetër do të kërkojë t’i bëjë mbylljen më të mirë këtij edicioni që mund të jetë historik nëse arrin të fitojë dhe trofeun e Kupës së Italisë.

Në Francë PSG dhe Monaco do të kenë mundësi të diskutojnë një trofe duke patur parasysh që titulli kampion po shkon në drejtim të Lille.

Në Stade de France pavarsisht mungesave të emrave me peshë si Neymar apo Verrati skuadra e Pochettinos është favorite me trajnerin argjentinas që do të kërkojë të fitojë një tjetër trofe pas atij të Superkupës së Francës. Në ekranin e Supersport këtë të mërkurë nuk mungon as Premier League që sjell dy ndeshje të tjera të raundit të 37-të, Tottenham pret Aston VIllan ndërkohë që Liverpooli nëse fiton ndaj Burnley-t mund të kapë vendin e 4-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat