Federata Italiane dënon Conten dhe Interin

Futboll

Federata Italiane dënon Conten dhe Interin

Më: 20 maj 2021 Në ora: 09:45
Antonio Conte

Antonio Conte dhe Inter janë dënuar me nga 2 mijë euro pasi trajneri i ‘Nerazzurrëve’ i kishte treguar gishtin e mesëm presidentit të Juventusit gjatë ndeshjes në shkurt.

Ky incident kishte ndodhur në dhomat e zhveshjes në stadiumin Allianz Stadium në Torino.

Më 9 shkurt po luhej takimi në Kupën e Italisë mes Interit dhe Juventusit, kur Conte u drejtua nga zyrtarët e “Zonjës së Vjetër” dhe u kap nga kamera duke ia treguar gishtin e mesëm.

Federata Italiane e Futbollit po hetonte këtë rast dhe tani është vendosur që të dënojë edhe klubin edhe trajnerin.

Interi, si klub, do të duhet të paguajë 2 mijë euro dhe të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Conte, i cili kishte insistuar se zyrtarët e kishin provokuar atë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat