Inter-Udinese me tifozë

Futboll

Inter-Udinese me tifozë

Më: 20 maj 2021 Në ora: 16:46
Inter-Udinese me tifozë

Inter-Udinese do të luhet me tifozë, edhe pse bëhet fjalë për një një numër të kufizuar. Ministria Italiane e Shëndetësisë ka pranuar kërkesën për anashkalimin rregullores anti-Covid të vendosur më herët Liga e Serisë A. 1000 spektatorë do të kenë mundësinë të ndjekin nga shkallët e “San Siros” ndeshjen mes zikaltërve dhe friulanëve, në fund të së cilës do të zhvillohet ceremonia e dhënies së trofeut të kampionit.

Një sinjal i mirë për të gjithë futbollin italian pas eksperimentit në finalen e Kupës së Italisë, ku ishin të pranishëm 4300 spektatorë të shpërndarë në tribunat e “Mapei Stadium”, në Reggio Emilia. Hyrja në impiantin sportiv të Milanos do të lejohet për punonjësit e Interit, sponsorët dhe familjet e lojtarëve.

Kërkesa e bërë nga presidenti i Ligës, Paolo Dal Pino, gjeti mbështetje në Ministrinë e Shëndetësisë, që pranoi të bëhet një përjashtim nga rregulli për ndeshjen që do të luhet të dielën, në orën 15:00.

Pasditen e 23 majit, Lukaku me shokë do të kenë mundësinë  të ngrenë trofenë drejt qiellit përpara një grupi të vogël tifozësh, shenjë e kthimit gradual në normalitet.

Për më tepër, siç informon ANSA, Prefektura e Milanos ka dhënë “ok” për praninë jashtë “San Siros”, në një zonë të kufizuar, të 4500 mbështetësve për të lejuar festën që organizohet nga “Tribuna Veriore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat