Boateng: E dija që herët a vonë do të mbaronte

Futboll

Boateng: E dija që herët a vonë do të mbaronte

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:52
Boateng: E dija që herët a vonë do të mbaronte

Pas shumë vitesh, Jerome Boateng do të largohet nga Bayern Munich.

Mbrojtësi qendror gjerman, ka folur për kanalin zyrtare të Bayern, duke treguar edhe dëshirën për të përjetuar përvoja e reja në fundin e karrierës, transmeton Telegraf.

“Unë jam jashtëzakonisht krenar që jam bërë pjesë e historisë së këtij klubi, që kam qenë në gjendje të luaj kaq shumë ndeshje dhe të argëtohem me fanellën e Bayern Munich”.

“E dija që herët a vonë do të mbaronte sepse unë jam një person që kam nevojë për sfida të reja, për të përjetuar gjëra të reja”.

“Unë jam mirënjohës ndaj klubit dhe ndaj çdo personi me të cilin kam punuar në këto dhjetë vjet, ka qenë vërtet e pabesueshme”, ka thënë Boateng,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat