Ish-presidenti e ndihmon me donacion klubin Malisheva

Futboll

Ish-presidenti e ndihmon me donacion klubin Malisheva

Më: 21 maj 2021 Në ora: 16:49
Ish-presidenti e ndihmon me donacion klubin Malisheva

Malisheva është skuadra që në xhiron e fundit të Ligës së Parë e siguroi ‘biletën’ për në Superligë. 

Ish-presidenti i klubit, Njazi Bytyqi, ka bërë një donacion për skuadrën e Malishevës.

Ai ka ndihmuar klubin me një kontejner i cili do të shërbejë për nevoja të klubit, e gjithashtu një makinë të barit dhe një fotokopje.

Ky është postimi i plotë nga FC Malisheva: 

“Klubi e falenderon sinqerisht ish-presidentin Njazi Bytyçi për donacionin bujar që i bëri FC Malishevës.

Ne në klub jemi të entuziazmuar që kemi akoma mbështetjen e Zoti Njazi Bytyçi. Dje kemi pranuar një kontejner i cili do të shërbej për nevoja të klubit, një makinë për mirëmbajtjen e barit dhe një fotokopje për nevoja të zyrës. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës!”, thuhet në postimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat