Milan, Napoli dhe Juve në Ligën e Kampionëve, cilat janë shanset e tyre?

Futboll

Milan, Napoli dhe Juve në Ligën e Kampionëve, cilat janë shanset e tyre?

Më: 23 maj 2021 Në ora: 09:04
Pioli, Gatuso dhe Pirlo

Sot do të përcaktohen edhe katër skuadrat italiane që duhet të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.

90 minuta ku do të luftohet për pjesëmarrje në garën prestigjoze.

Milani do të ndeshet me Atalantan në Bergamo, ku pritet të jetë një duel tepër i fortë.

“Rossonerët” kualifikohen me fitore sigurisht, por opsionet tjera përpos fitores janë këto:

Barazim dhe shpresë që ose Juventusi ose Napoli nuk fitojnë.

Humb ndeshjen dhe Juventusi nuk fiton dhe opsioni i tretë është nëse Napoli humb.

Napoli kualifikohet nëse fiton, por opsionet e tjera janë:

Barazim dhe Juventusi nuk fiton.

Barazim ose Milani humb, ose humb dhe Juventusi barazon dhe MIlani humb, atëherë ata kanë goldallim të mirë.

Juventusi kualifikohet nëse fiton, por varet nga rezultatet e Napolit dhe Milanit:

Fiton Juventusi dhe njëra nga Napoli ose Milani nuk fiton.

Juventusi ka më pak pikë, kështu që “Bianconerëve” iu duhet fitorja.

Në rast të barazimit, shpresa e juventusit mund të ishte në duelet direkt me Napolin, por ata kanë nëntë gola më shumë dallim dhe do të duhej të humbisnin 10-0 në Verona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat