Solskjaer jep ‘dritën e gjelbër’, ylli i skuadrës do shitet në verë

Futboll

Solskjaer jep ‘dritën e gjelbër’, ylli i skuadrës do shitet në verë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 17:32
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United është gati të lejojë mesfushorin Jesse Lingard të largohet në verë, me West Ham që ka gjasa të ulëta ta mbajë në skuadër.

Lingard ka qenë huazim te West Ham duke shënuar nëntë gola në 10 ndeshjet e parë në Premierligë, por klubi londinez dështoi të përfundojë në top katër.

West Ham humbi tri nga pesë ndeshjet e fundit me Lingard që nuk arriti të shënoi ose asistoi në katër prej tyre dhe në fund mbeten në pozitën e shtatë në tabelë.

Është e kuptueshme që trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk e sheh Lingardin në plane për edicionin tjetër dhe ka dhënë leje te “Djajtë e Kuq” që të shitet në verë.

Tottenham është një ndër skuadrat që ka shprehur interesim për anglezin, që gjithashtu është ftuar nga Kombëtarja e tij për Euro 2020.

Në rast që Harry Kane largohet, atëherë Tottenham do ta kishte më të lehtë të nënshkruajë me sulmuesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat