Conte do takohet me presidentin Zhang për të diskutuar të ardhmen

Futboll

Conte do takohet me presidentin Zhang për të diskutuar të ardhmen

Më: 24 maj 2021 Në ora: 18:19
Antonio Conte

Ky edicion ka mbaruar dhe trajneri i Interit, Antonio Conte do takohet me presidentin Steven Zhang dhe drejtorët sonte.

Sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri do takohet me drejtorët për të diskutuar të ardhmen.

Conte dhe presidenti i klubit do bisedojnë për projektin dhe pastaj do vendosin të ardhmen, që mbetet në dyshime për ish trajnerin e Juventusit.

Conte dëshiron t’i mbajë yjet si Milan Skriniar, Stefan de Vrij, Alessandro Bastoni, Achraf Hakimi, Nicolo Barella, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku.

Pos kësaj tekniku italian dëshiron përforcime në skuadër, me qëllimin e qartë, të vazhdojë të fitojë në Itali dhe të rritet në Evropë.

Zhang nga ana tjetër, mund të sigurojë se yjet nuk largohen nga “San Siro”, por mund të dështoi të sjellë lojtarë me kualitet të lartë në “Giuseppe Meazza”.

Kjo javë do jetë vendimtare për të ardhmen e Contes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat