Juve i dha sinjal të qartë

Futboll

Juve i dha sinjal të qartë

Më: 25 maj 2021 Në ora: 16:35
Juve i dha sinjal të qartë

Pavarësisht fitores në Bologna dhe kualifikimit për në Ligën e Kampionëve të ardhshëm, përjashtimi i Cristiano Ronaldos nga formacioni startues i Juventusit në ndeshjen e fundit të sezonit bëri shumë zhurmë.

Zgjedhja teknike e Pirlos ndezi tifozët bardhezinj, të cilët hamendësuan arsyen e këtij vendimi.

Nga studio e “Sky Sport”, Beppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit,  foli për të ardhmen e kampionit portugez, duke dhënë mendimin e tij: “Juve pa Ronaldon? Unë e interpretoj sinjalin e lënies në stol të tij ndaj Bologna kështu: ekziston një Juve që mund të bëjë pa Ronaldon, ose dhe po ta ketë në ndeshje, mund të zëvendësohet”.

Ish mbrojtësi i Interit, tani një komentator televiziv, gjithashtu komentoi mbi ecurinë e sezonit të Juventusit: “Me të vërtetë fitoi ndeshje vendimtare dhe ‘Coppa Italia’, por duhej të varej nga të tjerët dhe të tjerët prej tij…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat