Tifozët e Manchester United sulmohen në Poloni

Futboll

Tifozët e Manchester United sulmohen në Poloni

Më: 26 maj 2021 Në ora: 12:06
Tifozët e Manchester United sulmohen në Poloni

Aty ku janë tifozët anglezë nuk mungon atmosfera por edhe problemet. Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Evropës ndërmjet Villarealit dhe Manchester United në qytetin polak, Gdansk.

Tifozët e Manchester United nuk janë pritur edhe aq mirë në Poloni, duke u përballur me një përleshje.

Në ora 22:00 të së martës, aty kur tifozët e United u përleshën me ata të skuadrës polake.

Zakonisht në futboll ndodhë të përplasen përkrahësit e dy skuadrave që do të përballen me njëra-tjetrën, mirëpo ky ishte një rast i rrallë.

Duket se tifozët e Lechia Gdansk kanë provokuar ata të United, duke pasuar më pas përleshja mes tyre në orët e vona të së martës, shkruan insporti.

Pamjet tregojnë se e gjithë përleshja ndodhi në një park në Gdansk, derisa tifozët mysafir ishin duke konsumuar alkool.

Përkrahësit e Djajve të kuq kanë shkuar për të mbështetur skuadrën e tyre në finalen e Ligës së Evropës që zhvillohet ndaj Villarealit.

Përballja mes dy skuadrave zhvillohet sot nga ora 21:00 në stadiumin ‘Stadion Miejski’ në Gdansk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat