Conte-Inter, mungon vetëm zyrtarizimi i “divorcit”

Futboll

Conte-Inter, mungon vetëm zyrtarizimi i “divorcit”

Më: 26 maj 2021 Në ora: 18:01
Antonio Conte

Ka pasur shpresë të madhe për fundin e samitit të sezonit midis Antonio Conte dhe Steven Zhang, vendimtar për të zhvilluar strategjitë e ardhshme. “La Gazzetta dello Sport” i prin asaj që pritet të ndodhë. Takimi midis trajnerit dhe presidentit të Interit, nëse do të ketë të tillë, do të shërbejë vetëm për të shtrënguar duart dhe për të thënë lamtumirë. Aventura milaneze e Contes duket në fund, sepse trajneri nuk e ka pranuar ndryshimin e propozuar nga klubi, që të reduktohen shpenzimet dhe pagat.

Pandemia i ka sakatuar financat e Interit, aq sa presidenca mori hua nga fondi “Oaktree” rreth 275 milionë euro. Trajneri nga Salentino nuhat dobësimin e ekipit që drejton në këtë situatë, pa blerë dot emra të spikatur në treg dhe në të njëjtën kohë, do të ishte shumë keq për mosvazhdimësinë e një projekti të mirëfilltë, që riktheu titullin pas 11 vitesh.

Contes iu kërkua nga drejtuesit të implementojë skenarin e kursimit. Kjo do të thotë që ta mbyllë merkaton e verës me jo më shumë se 100 milionë shpenzime dhe të sakrifikojë ndonjë “peshë të madhe” në rast ofertash të mira. Faza tjetër fikse ka të bëjë me reduktimin e kostove në masën 15-20%. Steven Zhang ka keqardhje për ndarjen nga Conte, edhe pse është i vetëdijshëm se një sezon tjetër me këto kosto dhe pa të ardhura adekuate do të ishte një “gjakderdhje fatale financiare”.

Po kush do ta pasojë Conte, në rast largimi? Gazeta milaneze rendit katër emra: Allegri, Sarri, Mihajloviç dhe Simone Inzaghi. Me lamtumirën e Contes, Tottenham do të hipnotizohej me idenë e të pasurit të tij në stol, siç raportohet nga “Corriere della Sera”. Madje edhe disa lojtarë të lidhur me të mund të vendosin të bëjnë gati valixhet. Mendimi i parë shkon te Hakimi, i cili zbuloi se e kishte zgjedhur projektin interist, sepse u bind nga trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat