​Zbulohet detaji special në marrëveshjen ndërmjet Contes dhe Interit për ndarje të rrugëve

Futboll

​Zbulohet detaji special në marrëveshjen ndërmjet Contes dhe Interit për ndarje të rrugëve

Më: 26 maj 2021 Në ora: 20:43
Antonio Conte

Sot edhe zyrtarisht Interi ka njoftuar se e ka shkëputur kontratën me trajnerin Antonio Conte.

Ai e shkëputi kontratën edhe pse para pak javësh ai e fitoi titullin e kampionit për edicionin 2020/21.

Pas lamtumirës së Antonio Contes, dalin detaje të reja mbi marrëveshjen midis trajnerit dhe klubit zikaltër.

Sipas “La Repubblica”, ish-trajneri i “Nerazzurrëve”, sipas marrëveshjes nuk do të mund ta drejtojë asnjë skuadër të Serie A sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat